President i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se janë të lumtur që skuadrës së tyre shumë të fortë ia shtojnë edhe një emër të madh si Messi.
“Jam i kënaqur që Lionel Messi ka zgjedhur të bashkohet me Paris Saint-Germain dhe ne jemi krenarë që e mirëpresim në Paris, me familjen e tij”.
“Ai nuk e fshehu dëshirën e tij për të vazhduar të evoluojë në nivelin më të lartë dhe për të fituar trofe. Ambicia e klubit është natyrisht identike. Shtimi i Leos në ekipin tonë të klasit botëror konfirmon rëndësinë dhe suksesin e rekrutimit tonë”.
“Së bashku me trajnerin tonë të madh dhe stafin e tij, mezi pres që ekipi ynë të bëjë histori për të gjithë tifozët tanë në të gjithë botën”, ka thënë tha Al-Khelaifi.