Haxhiu i jep Kurtit mandatin për formimin e Qeverisë së Kosovës

13.09.2026 – 13:18

Të lidhura

None found

Pas propozimit zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje!, ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e ka mandatuar Albin Kurtin për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Haxhiu deklaroi se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ajo i uroi Kurtit sukses në përgjegjësitë që i janë besuar nga qytetarët dhe në përfundimin sa më të shpejtë të procesit të formimit të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

13.09.2026 – 12:55

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, shkoi në takim me ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për të pranuar mandatin si kandidat për kryeministër të Kosovës.

Ndërkohë, Haxhiu, e cila është edhe kryetare e Kuvendit, tha se parlamenti konsiderohet i konstituuar pas votimit të nënkryetarëve Kujtim Shala, Emilia Rexhepi dhe Tanja Vujoviq.

13.09.2026 – 12:42

Lëvizja Vetëvendosje! i dërgoi një letër Albulena Haxhiut, në cilësinë e ushtrueses së Detyrës së Presidentes, duke propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, për mandatar të formimit të Qeverisë së Kosovës.

Përmes kësaj letre, VV-ja përcolli zyrtarisht qëndrimin për krijimin e institucioneve të reja pas konstituimit të Kuvendit.

Pas këtij propozimi pritej të fillonte procedura për formimin e Qeverisë së re. Mandatari do të duhej ta paraqiste përbërjen e kabinetit qeveritar para Kuvendit, ku ajo do të hidhej në votim.

Image

13.09.2026 – 12:06

Për sot ishte paralajmëruar mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritej të shqyrtohej formimi i Qeverisë së re.

Sipas burimeve, ora 14:00 konsiderohej si koha më e mundshme për zhvillimin e seancës, ndërsa orari përfundimtar pritej të konfirmohej gjatë ditës.

Seanca pritej të mbahej pas konstituimit të Kuvendit, gjatë të cilit u votuan nënkryetarët e LDK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera.

Partia Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë në këtë proces, pasi vlerësonte se ishin tejkaluar afatet kushtetuese.


Shtuar 13.09.2026 13:36

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetHoliganbetJojobetJojobetpusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis