Një paralajmërim i fortë për zhvillimin e inteligjencës artificiale është bërë nga Dario Amodei, CEO dhe bashkëthemelues i Anthropic, vetëm pak ditë pas dorëheqjes së një studiuesi të ri nga kjo kompani.
Të lidhura
None found
Gjatë një interviste për CBS News, Amodei theksoi se ritmi aktual i përparimit të IA-së mund të sjellë pasoja të jashtëzakonshme. Sipas tij, nëse ky zhvillim nuk ngadalësohet, brenda gjashtë deri në 12 muajsh inteligjenca artificiale mund të jetë e aftë të drejtojë një grup agjentësh virtualë që do të mund të merrnin kontrollin e të gjithë internetit.
Amodei pranoi se edhe ai vetë nuk e kishte kuptuar në fillim plotësisht se çfarë nënkuptonte një përparim kaq i shpejtë i teknologjisë. Për këtë arsye, ai kërkoi më shumë vëmendje dhe një frenim të ritmit me të cilin po zhvillohet inteligjenca artificiale.
Megjithatë, themeluesi i Anthropic sqaroi se ky vlerësim nuk nënkupton ndërprerjen e menjëhershme të progresit. Ai tha se situata nuk duhet të shkaktojë panik dhe se nuk është e nevojshme të ndalet gjithçka, por ritmi i zhvillimit duhet të ngadalësohet.
Qëndrimi i tij është mbështetur edhe nga figura të tjera të rëndësishme të industrisë. Sam Altman, drejtues i OpenAI, e vlerësoi si të dobishme idenë e monitorimit të pavarur, ndërsa Elon Musk deklaroi se Amodei “ka të drejtë”.
Shqetësimi kryesor lidhet me rritjen e aftësive të AI-së për të kryer sulme kibernetike, si edhe me mundësinë e përdorimit të saj në forma të tjera të rrezikshme. Anthropic ka bërë të ditur më herët se ka identifikuar përpjekje për përdorim keqdashës të modeleve të saj.
