Vjen reagimi i Neymar pas transferimit e Messit (FOTO LAJM)

Superylli i Paris Saint-Germain, Neymar nuk ka mundur ta fshehë kënaqësinë e tij për ardhjen e Lionel Messit në PSG, me brazilianin që mirëpriti ish-bashkëlojtarin e tij në kryeqytetin francez përmes një postimi në “Instagram”.

Messi pritet të arrijë së shpejti në Paris për të nënshkruar kontratën e tij me klubin dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë shumë shpejtë.

Ndaloni rënien e flokëve, flokë të trashë dhe me shkëlqim pas vetëm 3 larjesh me një produkt 100% natyral.

Kalimi i Messit në Paris nënkupton që ai do të ribashkohet me ish-shokun e tij te Barcelona, brazilianin Neymar.

Dhe braziliani ka konfirmuar transferimin e Messit në klub duke postuar një mesazh në Instagram “Përsëri së bashku”.


Shtuar 10.08.2021 16:12