Lufta vazhdon, por mbi 107 mijë ukrainas më pak me mbrojtje të përkohshme në Poloni

Statistikat zyrtare të publikuara më 8 shtator tregojnë se numri i ukrainasve me status të mbrojtjes së përkohshme në Poloni është ulur me më shumë se 107.500 persona që nga pranvera.

Të lidhura

None found

Në prill të vitit 2026, rreth 974.500 ukrainas ishin të regjistruar në skemën e imigracionit të krijuar për refugjatët nga Ukraina. Në fillim të shtatorit, shifra kishte zbritur në 868.000, që përkthehet në një rënie prej afërsisht 11 për qind.

Disa media polake e kanë lidhur këtë largim me shtimin e armiqësisë ndaj refugjatëve. Megjithatë, ndërsa një pjesë e ukrainasve është larguar nga vendi, shumë prej tyre thonë se rënia e regjistrimeve ka ardhur kryesisht për shkak të procedurave burokratike dhe jo të tensioneve në rrugë.

Sipas Bohdan Kontsur, ekspert për emigracionin në organizatën Ukrainian House në Varshavë, një ndryshim ligjor i miratuar në mars u kërkon ukrainasve të deklarojnë qartë te rojet kufitare se synojnë të kërkojnë mbrojtje të përkohshme në Poloni.

Kontsur i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se shumë refugjatë e kuptojnë këtë kërkesë vetëm pasi paraqiten në zyrat e imigracionit, ku u bëhet e ditur se hyrja e tyre në Poloni është regjistruar si hyrje turistike.

Ai shtoi se shumë ukrainas që ka asistuar kanë treguar se në kufi nuk u është bërë asnjë pyetje për këtë çështje dhe se nuk kanë hasur njoftime për rregullin e ri në pikat kufitare.

Personat nga Ukraina që regjistrohen si turistë nuk mund të aplikojnë më pas për statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Anna Sobieska-Tekien, zëdhënëse e rojeve kufitare polake, e konfirmoi këtë rregull për REL-in. Në një përgjigje me shkrim, ajo deklaroi se një shtetas ukrainas që dëshiron të përfitojë nga mbrojtja e përkohshme duhet ta shprehë këtë synim qartë gjatë kontrollit kufitar.

Sipas saj, deklarimi është i domosdoshëm, pasi në të kundërt hyrja mund të regjistrohet në bazë të rregullave të përgjithshme për udhëtimet pa viza.

Një tjetër ndryshim ligjor, i cili hyri në fuqi në fillim të shtatorit, nxori nga regjistri shumë ukrainas që kishin status të mbrojtjes së përkohshme, për shkak të dokumenteve të përdorura gjatë hyrjes në Poloni.

Kur nisi fluksi i madh i njerëzve që largoheshin nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, refugjatët mund të merrnin mbrojtje të përkohshme edhe pa pasaportë të vlefshme. Për identifikim pranoheshin dokumente të tjera, përfshirë letërnjoftimin kombëtar, ndërsa për fëmijët mund të përdorej certifikata e lindjes. Në disa raste, regjistrimi bëhej edhe mbi bazën e deklarimit të identitetit nga vetë refugjati.

Ligji që hyri në fuqi këtë vit u kërkoi ukrainasve të cilëve u ishte dhënë mbrojtje e përkohshme pa paraqitur dokument udhëtimi të vlefshëm, që ta verifikonin identitetin me një dokument të tillë deri më 31 gusht. Ata që nuk e përmbushën këtë kërkesë humbën më 1 shtator të drejtën e qëndrimit të ligjshëm që buronte nga statusi i tyre.

Kontsur tha se masa preku dhjetëra mijëra ukrainas. Më pas, sipas tij, rregullat u ndryshuan dhe personave të prekur iu dha një periudhë shtesë prej gjashtë muajsh për të “rregulluar situatën e tyre”.

Rojet kufitare polake deklaruan se ukrainasit që e humbën mbrojtjen e përkohshme në shtator mund ta rifitojnë atë pasi të hyjnë sërish ligjërisht në Poloni, duke paraqitur një pasaportë të vlefshme.

Ndërkohë, sondazhet tregojnë se qëndrimi i publikut polak ndaj refugjatëve është përkeqësuar dukshëm gjatë muajve të fundit.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, 94 për qind e polakëve mendonin se vendi duhej të pranonte ukrainasit që po largoheshin nga dhuna. Në korrik të vitit 2026, kjo përqindje kishte rënë në 42 për qind, ndërsa mbi gjysma e të anketuarve deklaruan se ishin kundër pranimit të refugjatëve ukrainas.

Pakënaqësia në rritje është ushqyer kryesisht nga rikthimi i vëmendjes te masakrat e polakëve etnikë nga nacionalistët ukrainas gjatë viteve 1940, si edhe nga diskutimet për përfitimet që marrin refugjatët ukrainas.

Olena Babakova, studiuese polako-ukrainase dhe bashkautore e një raporti të vitit 2026 mbi marrëdhëniet mes polakëve dhe migrantëve ukrainas, tha se rritja e ndjenjave antiukrainase u vu re në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2025.

Ajo theksoi se ulja e numrit të refugjatëve në Poloni nuk shpjegohet vetëm me armiqësinë, pasi disa ukrainas po kalojnë në kategori të tjera lejesh qëndrimi. Sipas Babakovës, rastet e veçuara të armiqësive ndaj ukrainasve kanë ndikim të kufizuar në vendimin e tyre për t’u larguar.

Babakova i tha REL-it se shumë ukrainas që nuk janë të gatshëm të kthehen në një zonë lufte e kanë të vështirë të përballojnë edhe një zhvendosje të dytë, pasi tashmë kanë kaluar stresin e largimit nga atdheu dhe të përshtatjes në një shtet tjetër.

“Punon aq shumë për të siguruar një shtëpi dhe ushqim për fëmijët e tu. Ndoshta fëmijët e tu përballen me ndonjë problem në shkollë, por megjithatë, shkolla është relativisht e mirë, është afër shtëpisë. Çfarë duhet të ndodhë që të vendosësh të mbledhësh valixhet dhe të largohesh të nesërmen?”, tha ajo.

Sipas Babakovës, ukrainasit që po largohen nga Polonia “nuk janë njerëzit që ndihen më së keqi”, por ata që kanë më shumë burime për të nisur një proces të ri migrimi./ REL


Shtuar 12.09.2026 08:32

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel