Merr fund arratia e Adrian Gjebeshit alias Merlika, kapet me armë dhe 20 mijë euro në hotelin e tij në Fushë-Krujë

Policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme Adrian Gjebeshin, i njohur edhe si Adrian Merlika. 40-vjeçari është arrestuar në një hotel në pronësi të tij në zonën e Fushë-Krujës, pasi është kapur me armë zjarri pistoletë. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri, një jelek antiplumb dhe një shumë parash rreth 20 mijë euro.

Sipas informacioneve, operacioni për arrestimin e tij është zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se emri i Adrian Gjebeshit është i njohur për autoritetet prej vitesh dhe ka një historik të gjatë kriminal. Ai rezulton me precedent penal edhe në shtetin italian. Në Shqipëri, Gjebeshi është arrestuar edhe në vitin 2017, i akuzuar për “vrasje e mbetur në tentativë”, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, ku rreth orës 21:00 tentoi të vriste në qendër të Fushë-Krujës një 25-vjeçar.

Ndërkohë, Policia e Lezhës e kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim Gjebeshin edhe për një plagosje të ndodhur në Lezhë në vitin 2016. Sipas njoftimit të asaj kohe, 30-vjeçari asokohe, pasi kishte plagosur shtetasin me iniciale A.M., ishte larguar nga vendngjarja.

Me arrestimin e sotëm në hotelin e tij në Fushë-Krujë, i jepet fund arratisë së tij disavjeçare.


Shtuar 10.09.2026 22:54

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisjojobet