Nick Cannon thotë se nuk ishte zgjedhja e tij që të kishte 7 fëmijë me gra të ndryshme. Aktori tha për “Breakfast Club” se atij vetë nuk i pëlqen monogamia.
“Janë gratë ato që flasin hapur dhe thonë që dua ta lejoj këtë burrë në jetën time dhe dua të lind fëmijë me të. Pra nuk është vendimi im. Unë ndjek dëshirën e tyre”,-tha aktori.
“Po të shohësh strukturën familjare, është gjithmonë gruaja që drejton dhe merr vendime”-vazhdoi Cannon.
“Ideja që një burrë duhet të ketë vetëm një grua? Ne nuk duhet të kemi asgjë. Unë nuk kam në pronësi askënd”,- tha aktori.
Aktori ka dy binjakë me Mariah Carey, djalin dhe vajzën me Brittany Bell, dy djem me Abby De La Rosa dhe një djalë me Alyssa Scott.