Bashkia Patos zhvilloi pasditen e kësaj të mërkure një dëgjesë publike me qytetarët, në kuadër të konsultimeve për reformën e re administrative-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier.
Takimi nisi me fjalën e kryetarit të këshillit bashkiak, Armand Ahmetaj, ndërsa më pas u prononcua kryebashkiaku Fatjon Duro. Ai paraqiti disa arsye në mbështetje të ruajtjes së Patosit si bashki më vete, duke përmendur funksionalitetin financiar, ekonominë, aksesin dhe kohezionin territorial.
Të lidhura
None found
Qytetarët, këshilltarët bashkiakë dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit, të pranishëm në dëgjesë, shprehën në mënyrë unanime kundërshtimin ndaj bashkimit me Fierin. Sipas tyre, Patosi nuk përkufizohet vetëm nga një tabelë, indeks apo distancë në kilometra, por përfaqëson histori dhe identitet.
Kryebashkiaku Duro dhe këshilli bashkiak do ta vijojnë procesin e konsultimit publik gjatë ditëve në vijim edhe në njësitë administrative.
