Pas përfundimit me sukses të Provimit të Jurisprudencës, certifikohen 248 kandidatë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njoftoi se 248 kandidatë kanë përfunduar me sukses Provimin e Jurisprudencës dhe janë pajisur me certifikim.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla theksoi se pas këtij rezultati qëndrojnë vite shkollimi, muaj të tërë përgatitjesh, punë e vazhdueshme, sakrifica dhe pritje. Ajo u shpreh se në këtë rrugëtim kanë qenë të përfshira edhe familjet e kandidatëve, të cilat kanë pritur dhe sakrifikuar bashkë me ta.

Sipas saj, kandidatët tashmë kanë përpara plane për karrierën dhe të ardhmen, por bashkë me certifikatën marrin edhe një përgjegjësi të re. Gërvalla nënvizoi se të jesh profesionist ligjor nuk nënkupton vetëm njohjen e ligjit, por edhe guximin për ta mbrojtur atë, refuzimin e çdo kompromisi me padrejtësinë dhe përdorimin e profesionit në shërbim të drejtësisë, jo të privilegjit.

Gërvalla i përgëzoi kandidatët për suksesin, duke u kërkuar ta mbajnë atë me krenari dhe të mos harrojnë përgjegjësinë që e shoqëron. Ajo theksoi se drejtësia kërkohet përmes njerëzve që kanë vullnetin dhe kurajën për ta zbatuar dhe mbrojtur ligjin.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet