Janë zbuluar formacionet startuese për përballjen mes Feronikelit ’74 dhe Dritës, e vlefshme për javën e pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Dueli do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke filluar nga ora 16:00, ku vendasit presin skuadrën gji-lindore.
Nën drejtimin e trajnerit Elon Berisha, Feronikeli ’74 ka pësuar katër disfata në katër javët e para dhe synon me çdo kusht të marrë pikët e para sezonale përpara tifozëve të vet.
Në krahun tjetër, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu ka grumbulluar dy fitore dhe një barazim në tre ndeshjet e luajtura dhe kërkon të ruajë ritmin pozitiv të rezultateve.
Feronikeli ’74: Kolaj, Selmani, Rexhaj, Thaqi, Rudari; Shabani, Taipi, Luetic; Prapashtica, Cervadiku, Dobratiqi;
Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Salihu, Pëllumbi, Ovouka; Dabiqaj, Ismajlgeci; Jashari, Baeten, Bl.Krasniqi; Manaj;
