Laporta mbështet Yamalin: Uroj që ai ta fitojë Topin e Artë

Joan Laporta ka shprehur dëshirën që Lamine Yamal të shpallet fitues i Topit të Artë për vitin 2026, duke i dhënë mbështetje të plotë talentit spanjoll të Barcelonës.

Të lidhura

None found

Presidenti i klubit katalanas e përshkroi 19-vjeçarin si një lojtar të jashtëzakonshëm dhe “gjeni”, ndërsa nënvizoi se ai e meriton të jetë pjesë e garës për një prej çmimeve më prestigjioze në futboll.

“Ai është një djalosh shumë i pjekur dhe një lojtar fantastik. Për mua, ai është një gjeni. Edhe deklaratat e tij janë të jashtëzakonshme”, deklaroi Laporta.

Sipas tij, paraqitjet e Yamalit duhet të shijohen sa më shumë, pasi futbollisti spanjoll ka aftësi të shumta dhe ndihet rehat në situata të ndryshme të lojës.

“Besoj se të gjithë po e shijoni jashtëzakonisht shumë atë që po bën dhe duhet ta shijoni edhe më tepër, sepse Lamine është një lojtar shumë i gjithanshëm dhe ndihet shumë komod në situata të tilla”.

Laporta theksoi se Yamal e meriton nominimin për Topin e Artë dhe pranoi se do të gëzohej veçanërisht nëse çmimi do t’i dorëzohej atij.

“Unë mendoj se ai e meriton plotësisht të nominohet dhe, për të qenë i sinqertë, do të isha jashtëzakonisht i lumtur nëse do ta fitonte.”

“Siç ju kam thënë, do të isha i lumtur nëse cilido lojtar i Barcelonës, mashkull apo femër, do ta fitonte Topin e Artë. Por veçanërisht Lamine, sepse ai është i nominuar dhe një prej favoritëve kryesorë”.

“Shpresoj vërtet që Lamine ta fitojë Topin e Artë”, përfundoi ai.

Yamal e mbylli sezonin 2025/26 me rezultate të rëndësishme, duke fituar La Ligën dhe Superkupën e Spanjës, përpara se të shpallej kampion bote me Spanjën në Kupën e Botës 2026.

Edhe në nisjen e sezonit të ri, sulmuesi i Barcelonës ka lënë përshtypje të fortë. Ai ka realizuar katër gola në katër ndeshjet e para, duke u pozicionuar si një prej kandidatëve kryesorë për Topin e Artë.


Shtuar 9.09.2026 15:49

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetjojobetBahsegelsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet