Nderimet shtetërore për Mlladiçin komplikojnë rrugën e Serbisë drejt BE-së, Brukseli jep sinjalin e fortë

Komisioni Europian i ka bërë të qartë Serbisë se zhvillimet e fundit politike në vend do të ndikojnë në vlerësimin për vijimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Të lidhura

None found

Qëndrimi i Brukselit vjen pas vendimit të autoriteteve serbe për t’i organizuar Ratko Mlladicit një funeral me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska ishte dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, deklaroi: “Siç e dini, diskutimet mbi Grupin 3 janë duke u zhvilluar aktualisht me shtetet anëtare. Dhe, për këtë diskutim duhet të merren parasysh zhvillimet e fundit politike që kemi parë”.

Prej vitesh, Komisioni Europian ka nxitur përparimin e bisedimeve mes BE-së dhe Serbisë, duke propozuar hapjen e Grupit 3, për të cilin Beogradi vlerësohet se i ka përmbushur kushtet teknike. Përpjekja më e fundit e rëndësishme për të avancuar këtë çështje u zhvillua përpara pushimeve verore, kur KE-ja u kërkoi vendeve anëtare të gjenin një marrëveshje për hapjen e grupit dhe zhbllokimin e procesit negociues, të ngrirë praktikisht prej afro pesë vitesh.

Që nga dhjetori i vitit 2021, Serbia nuk ka çelur asnjë kapitull të ri negociatash. Në fillim, bllokimi lidhej kryesisht me mospërputhjen e politikës së jashtme serbe me atë të BE-së, veçanërisht me refuzimin e Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës. Më pas, shqetësimet për sundimin e ligjit dhe reformat demokratike shtuan rezervat e disa shteteve anëtare, ndërsa zhvillimet pas vdekjes dhe varrimit të Mlladicit e kanë ndërlikuar edhe më shumë situatën.


Shtuar 9.09.2026 13:40

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisbetixirjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobet