Laçi dhe Vllaznia do të përballen të dielën, më 13 shtator, në kuadër të javës së 4-t të “Abissnet Superiore”. Ndeshja do të luhet në Kurbin dhe do të startojë në orën 16:00.
Para këtij dueli, klubi shkodran ka rikthyer në vëmendje sfidën përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar edhe posterin zyrtar të takimit.
Të lidhura
None found
Zgjedhja e fotos për këtë material duket se nuk ka qenë e rastësishme. Në të shfaqet mesfushori Klinti Qato, i cili më parë ka qenë pjesë e Laçit.
Me këtë përzgjedhje, Vllaznia duket se u ka përcjellë kurbinasve një “sms” të qartë, vetëm pak para përballjes mes dy skuadrave.
