Sali Berisha tha se takimi me diasporën shqiptare në SHBA kishte qenë një fat i madh për të, duke vlerësuar kontributin e saj në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe në luftën për lirinë e Kosovës. Sipas tij, diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara përbën një mbështetje të çmuar për kombin shqiptar.
Ai e cilësoi këtë ditë si një moment të veçantë dhe emocional, që për shumë njerëz dukej i pamundur. Berisha u shpreh se shqiptarët kanë vijuar të përballen me padrejtësitë, edhe në kushte të pabarabarta, për të mbrojtur kombin dhe dinjitetin e tij.
Të lidhura
None found
Berisha kujtoi se një forcë që, sipas tij, përfaqësonte të keqen, i kishte mohuar hyrjen në SHBA në një periudhë kur ai kishte 8 vite që qëndronte larg çdo pushteti. Megjithatë, ai tha se vlerat mbi të cilat është ngritur ky vend, si dhe parimet e lirisë dhe guximit, e bënë të qartë se padrejtësia nuk buronte nga SHBA-ja.
Ai e lidhi këtë vendim me agjenda anti-liri dhe anti-komb, të cilat presidenti Trump i ka cilësuar si të majta ekstreme. Sipas Berishës, beteja nisi në rrethana të vështira, por asnjë natë nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
“Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje janë sot non grata në vendin e tyre”, u shpreh Berisha, duke theksuar se tani qëndron në atë tokë ku, sipas tij, ishte tentuar të mos kthehej më.
