Luis Enrique rinovon me PSG-në dhe futet në listën e trajnerëve më të paguar në botë

Luis Enrique do të vijojë të drejtojë Paris Saint-Germainin, pasi ka firmosur një kontratë të re që e lidh me klubin francez deri në vitin 2030.

Të lidhura

None found

Rinovimi i marrëveshjes është shoqëruar edhe me një rritje të ndjeshme të pagës së trajnerit spanjoll, çka ka marrë vëmendje të veçantë në Spanjë.

Sipas shifrave të publikuara nga L’Équipe, Enrique do të arkëtojë rreth 20 milionë euro në sezon. Kontrata e mëparshme i garantonte atij afërsisht 12 milionë euro në vit.

Falë kësaj rritjeje, tekniku spanjoll tashmë renditet mes trajnerëve më të paguar në rang botëror. Mediat spanjolle e kanë parë këtë vendim si një vlerësim të drejtë për punën e bërë nga Enrique në Paris.

“Luis Enrique bëhet një nga trajnerët më të paguar në botë. Është një rritje më se e merituar, do të mendojnë me siguri tifozët parisienë”, shkroi Sport.

Që nga emërimi në stolin e PSG-së, Luis Enrique ka ndërtuar një profil të rëndësishëm, duke u shndërruar në një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e klubit.

Nën drejtimin e tij, Paris Saint-Germaini ka fituar Ligën e Kampionëve në dy edicionet e fundit, duke siguruar një arritje historike për klubin në kompeticionet evropiane.

Edhe pse starti i PSG-së në sezonin e ri të Ligue 1 nuk ka qenë pozitiv, me vetëm dy pikë të grumbulluara në tri ndeshjet e para, drejtuesit kanë zgjedhur t’i besojnë Enriques për një projekt afatgjatë.

Marrëveshja e re do ta mbajë spanjollin në drejtimin e Paris Saint-Germainit deri në vitin 2030.


Shtuar 6.09.2026 17:31

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisonwinanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahissetrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis