Tre persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë nxjerrë të gjallë pas shembjes së një ndërtese në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, bëjnë të ditur autoritetet.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, tetë persona kanë marrë plagë dhe janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Ende nuk dihet numri i saktë i njerëzve që ndodheshin brenda godinës kur ajo u shemb. Sipas mediave indiane, besohet se persona të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Ngjarja ndodhi në pjesën jugperëndimore të New Delhit, në një strukturë të përdorur për mikpritje, e cila përbëhej nga një bodrum dhe pesë kate.
Raportimet paraprake bëjnë me dije se në bodrum po kryheshin punime riparimi në çastin e shembjes.
