Zgjedhja e udhëheqësit të ri evropian/ Kancelari gjerman: Po jetojmë në kohë të vështira, duhet marrë shpejt një vendim

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se është e rëndësishme që një vendim të merret shpejt sa i përket zgjedhjes së lidershipit të ri evropian pas zgjedhjeve të PE. Gjithashtu Scholz shtoi se po jetojmë në kohë të vështira dhe duhet të meret një vendim shpejtë.

“Duke pasur parasysh që platforma politike që deri më tani ka mbështetur Presidentin (von der Leyen) në parlament ka edhe një herë shumicën, besoj se do të jetë e mundur të gjendet shpejt një zgjidhje e arsyeshme. Është e rëndësishme që një vendim të merret shpejt, sepse po jetojmë në kohë të vështira dhe është e rëndësishme të dimë se çfarë i pret e ardhmja Evropës”, theksoi Scholz.


Shtuar 17.06.2024 22:17