“Kajmaku s’ka bërë asgjë më shumë”, ish-ministri reagon për arrestimin e Ramës në Bolonja

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e Ramës se ishte arrestuar vite më parë në Bolonja të Italisë.

Manjani thekson në një post në rrjetin Facebook se pavarësisht faktit se ‘opozitës i është fikur kandili, nuk zhbëhet fakti se Rama ka qenë i arrestuar dhe se nuk e ka deklaruar sipas ligjit’.

Mes të tjerash Manjani sjell në fokus rastin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim nga policia për falsifikim dokumentesh.

REAGIMI I MANJANIT

Opozitës padyshim që i është “fikur kandili” përderisa pranon një shkelës ligji në krye të qeverisë.

Por kandili i fikur i opozitës nuk e zhbën faktin që ka qenë i arrestuar dhe nuk e ka deklaruar, sipas ligjit. E po sipas ligjit Edi Rama duhet të ishte nën hetim dhe jo në detyrë!
Kajmaku ska bërë asgjë më shumë.

Ndërkohë është momenti që Prokuroria të ndezë prozhektorët e ligjit të Dekriminalizimit. Nëse është e pavarur, ky është momenti ta tregojë.


Shtuar 2.04.2020 13:57