Shkak i aksidenteve të shumta! Policia zbulon vesin e keq të shqiptarëve (VIDEO)

Vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme aksionet e policisë për të ndaluar aksidentet nëpër rrugët kryesore të vendit.

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin se shumë udhëtarë dhe drejtues automjetesh duan të gjithë të dalin të parët, duke shtuar kësisoj rrezikun për aksidente.

Përmes një video që tregonte shembuj konkret mbi shkeljet, policia tha se pavarësisht gjobave, një kategori drejtuesisht janë të papërgjegjshëm e të padisiplinuar, aq sa nuk pyesin as për gjobat.

“Nxitimi për të dalë të parët në radhë, mbetet një nga “veset”, që haset me shpesh jo vetëm tek përdoruesit e rrugës në tërësi dhe drejtuesit e mjeteve në veçanti, por edhe në aspekte të tjera sociale të shoqerisë sonë”, tha policia në reagim.

-“Ajo që mbetet shqetësim, krahas rrezikut dhe konfuzionit që shkakton kjo kategori drejtuesish mjetesh, të pa disiplinuar, është fakti që edhe pse ndëshkohen thuajse cdo ditë, vijojnë të jenë përsëritës në paligjshmerinë e tyre, sa shqetësuese aq dhe e rrezikshme për të tjerët”, ishte reagimi i Policisë së Shtetit, që bëri publike edhe videon e shkeljeve për disa automjete.


Shtuar 19.08.2020 16:15