Një vajzë kthehet në “mollën e sherrit”, Maluma mbyll Instagramin për shkak të Neymar? (VIDEO)

Artisti me famë botërore, Maluma, ka mbyllur faqen e tij në “Instagram” si përgjigje ndaj sulmuesit të PSG-së, Neymar.

Veprimi i tij u zbulua ditën e djeshme, ku fansat e këngëtarit vunë re se ai kishte mbyllur “Instagramin” e tij me 52 milionë ndjekës.

Ishte vetë kompania e menaxhimit të Malumës, WK Entertainment, e cila e vuri në dyshim këtë veprim të kolumbianit duke pyetur: “A e di dikush se çfarë ka ndodhur me ‘Instagramin’ e Malumës”.

Sipas raportimit të “Page Six”, veprimi i këngëtarit është lidhur me një video të postuar në “Instastory” e Angel Di Marias, ku shihet Neymar duke kënduar një këngë të Malumës.

Kënga e përzgjedhur në video është ajo që këngëtari ia kishte dedikuar ish-të dashurës së tij, Natalies, e cila prej disa muajsh flitet se është në një lidhje me sulmuesin e PSG-së.

Dhe siç shihet në video, Neymar e këndon me shumë dëshirë këngën dhe kjo mund të jetë arsyeja e veprimit të Malumës.


Shtuar 20.08.2020 13:14