Ndërroi tekstin e këngës dhe ofendoi kolegun, këngëtari përjashtohet nga Sanremo (VIDEO)

Sanremo nga nata në natë po bëhet edhe më interesant me ngjarjet që po ndodhin.

Mbrëmë u mbajt nata e katërt dhe përveç performancës së Dua Lipës që na bëri krenarë të gjithëve, vëmendjen e ka marrë edhe këngëtari italian Morgan. Ai konkurronte këtë vit bashkë me Bugon me këngën “Sincero”.

Mirëpo gjatë performancës, Morgan e ndryshoi tekstin e këngës duke sharë kolegun, një skenë kjo që do mbetet në historinë e festivalit.

Bugo u ofendua dhe la skenën në mes të performancës. Prezantuesi dhe drejtori artistik Amadeus dhe produksioni i skualifikuan dy këngëtarët nga gara.


Shtuar 8.02.2020 12:09