Meta thyen rregullat e Ramës: Greqia, vend i mrekullueshëm! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka “thyer” rregullat e karantinës të vendosur nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Pas udhëtimeve në Skrapar dhe në vendin e tij të lindjes, presidenti Meta ditën e sotme ka publikuar një foto nga kufiri i Shqipërisë me Greqinë, ku ka ngjitur malin e Shelegurit në Kolonjë.

Meta ka publikuar një foto nga Piramida 17, në Shelegur të Kolonjes, që ndan kufirin mes Republikës se Shqiperise dhe Republikes se Greqisë

“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë. Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë.”- shkruan Meta.


Shtuar 1.05.2020 14:50