Vajza e autorit të vrasjes në Tiranë ishte dënuar me 2 vite burg

Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit, i cili vrau këtë të premte ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës për dhunë në familje.

Në vendimin e Gjykatës më 11 maj të këtij viti, që A2 ka siguruar, Dhurata është dënuar me 2 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i është ulur në 1 vit e 4 muaj.

Sipas vendimit të Gjykatës ajo është dënuar për dhunën e ushtruar ndaj vjehrrës së saj, Saqine Saliaj. Dhurata Saliaj, sipas vendimit të gjykatës, ka ushtruar dhunë te fëmijët e saj, si dhe ka kërcënuar vjehrrën me fraza “do t’iu vras” dhe “do t’iu lidh në litar”.

Problemet mes dy familjeve dhe kërkesa për divorc që viktima, Kudret Saliaj, kishte bërë, sollën edhe ngjarjen tragjike, ku Mexhit Picari vrau me armë zjarri ish-dhëndrin e tij.


Shtuar 4.06.2021 16:06