ZYRTARE/ Reali huazon talentin në La Liga-n e dytë spanjolle

Portieri i talentuar i Real Madridit, Andriy Lunin, është huazuar te skuadra e Ligës së Dytë spanjolle, Real Oviedo.

20- vjeçari, i cili u ble nga Los Blancos në vitin 2008 ka qenë më parë i huazuar te Leganesi dhe Valladolidi, por nuk ka gjetur hapësirën e nevojshme.

Ai gjatë dy viteve të fundit ka bërë vetëm 5 paraqitje në ndeshje zyrtare. Ukrainasi tashmë do të provojë veten te skuadra e Oviedos ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.


Shtuar 16.01.2020 12:12