ZYRTARE/ Lucas Podolski bëhet me ekip të ri (VIDEO)

Ashtu siç ishte përfolur ditët e fundit, Lucas Podolski ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Sulmuesi gjerman do të bashkohet me ekipin e Antalyaspor në Superligën turke. Ky është një rikthim për 34 vjeçarin në Turqi pasi më parë ka luajtur për Galatasarayn.

Njoftimin për arritjen e kësaj marrëveshje e dha vetë klubi turk, i cili me anë të një postimi në twitter i uronte mirëseardhjen futbollistit. Gjermani përpara se të firmoste me Analyasporin luante për Vissel Kobe në Japoni.

Podolski ka një karrierë të pasur dhe ka shumë eksperiencë. Ai ka fituar kupën e botës me Gjermaninë në vitin 2010, ndërsa ka në dhomën e trofeve ka një medalje të kampionatit dhe kupës së Gjermanisë dhe një medalje të Fa Cup në Angli.


Shtuar 23.01.2020 16:06