Zbulohet e ardhmja e Elseid Hysajt, flet menaxheri

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj nuk e sheh Elsin te Napoli edhe pwr njw kohw tw gjatw edhe pse kohwt e fundit ai ka luajtur si titullar.

“Kemi folur për këtë dhe Napoli e di situatën e tij. Do të presim përgjigjet dhe kur t’i marrim do ta shohim çfarë do të ndodhë. Ekziston dëshira për zgjatjen e kontratës dhe për shitjen e tij në verë. Nuk i dua më dy lojtarë të mi në të njëjtin rol”, tha menaxheri i mbrojtësit shkodran.

Hysaj ka luajtur 11 ndeshje në Serinë A në këtë sezon dhe dy të tjera në Kupën e Italisë.

Gjatë verës për 26-vjeçarin pati interes konkret nga Atletico Madridi dhe Roma.


Shtuar 12.02.2020 07:31