Ylli i Dortmundit është i hapur për një eksperiencë të re në Serie A

Mario Gotze mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Ylli gjerman i Borussia Dortmund, Gotze, është shprehur i hapur për një transferim të mundshëm në Serie A, gjatë merkatos së verës.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se drejtori i Romës, Gianluca Petrachi dhe agjenti i Gotze kanë zhvilluar negocioata dhe ekziston mundësia për transferim.

27 vjeçari do të jetë agjent i lirë në qershor, kur kontrata e tij me BVB skadon.

Gotze ka shënuar tri gola në 13 paraqitje të regjistruara në Bundesliga këtë sezon.

Kontrata e re me Dortmund nuk është në planet e skuadrës, kështu që ai mund të përfundojë në Serie A.


Shtuar 4.04.2020 16:36