Viviano pret pas “derës”, Interi pret të sigurohet për gjëndjen e kapitenit

Inter është vënë në kërkim të një portieri pas problemit në gishtin e vogël të dorës së majtë të Samir Handanovic. Drejtuesit zikaltër kanë afruar për momentin Emiliano Viviano, një njohje e vjetër e klubit, I cili aktualisht është pa ekip.

35-vjecari kreu vizitat mjekësore ditën e hënë, dhe aktualisht po stërvitet me zikaltërit, ndërkohë që federimi i tij varet nga gjendja e sllovenit. Portieri i dyte, Daniele Padelli nuk dha garancitë që klubi priste në derbin ndaj Milanit ndaj dhe po synohet afrimi i një alternative, në mënyrë që rikuperimi i Handanovic të kalojë në të gjitha etapat e nevojshme.

Për momentin drejtuesit do të presin ekzaminimet e fundit për gjendjen e kapitenit, për të vendosur më pas nëse do ta federojnë apo jo Emiliano Vivianon, i cili ka qenë pjesë e Interit në sezonin 2011-2012, por pa luajtur asnjë takim në Serie A.


Shtuar 11.02.2020 13:53