Theu protokollet e Covid-19, suedezët shpërthejnë ndaj Ibrahimovic

Stuhi publike e mediatike në Suedi ndaj Zlatan Ibrahimovic. Sipas gazetës suedeze “Sportbladet”, dje, sulmuesi i Milanit është parë të hyjë në dhomën e zhveshjes së Hammarby, pas suksesit të skuadrës së tij (ku është aksionar) kundër Ostersund.

Duke vepruar kështu, ai ka shkelur rregullat e parashikuara për emergjencën e “Coronavirus”. Protokolli mjekësor lejon vetëm lojtarët e dy skuadrave dhe trajnerët të hyjnë në dhomat e zhveshjes.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Suedeze të Futbollit, Mats Enquist, komentoi: “Unë kam nevojë të di më shumë rreth kësaj situate, para se të flas. Si federatë do të diskutojmë me Hammarby se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”. Kujtojmë se qendërsulmuesi po punon në Suedi gjatë këtyre ditëve, për t’u riaftësuar nga dëmtimi që pësoi disa ditë para rifillimit të Serie A, e cila u ndërpre që nga marsi prej Covid-19.


Shtuar 15.06.2020 21:53