Rikthim në izolim? Manastirliu zbulon skenarin më të keq

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në emisionin “Opinion”
konfirmoi se vendi nuk do të kthehet pas në karantinë, ndërsa ka zbuluar edhe skenarin më të keq që mund të ndodhë në vendin tonë.

Pjesë nga emisioni:

Ogerta Manastirliu: Ne do të jemi të rrezikuar, nëse mendojmë që virusi nuk ka ekzistuar. Njoh disa njerëz që janë të njohur të mi, që e kanë kaluar apo janë më COVID-19. Janë rreth 50 të shtruar dhe me simptoma të agravuar.

Të intubuar kemi vetëm një pacient. Ky virus është i pamatshëm. E mat vetëm kur e kontrollon përmes sjelljes. Kemi bërë gati që të përballohen edhe mbi 80 raste. Kemi në total 550 shtretër gati. Nuk do të kemi hapa mbrapa, por do të rivlerësohen disa komponentë.

Blendi Fevziu: Cili është skenari më i keq?

Ogerta Manastirliu: Nuk duhet të bëjmë autogol dhe të mos kthehemi prapë. Të jetojmë në rregullat e reja. Skenari më i keq; qytetarët nuk ndjekin më rregullat.


Shtuar 15.06.2020 21:41