Supergoli i yllit të Liverpool çmend Sadio Manen (VIDEO)

Reagimi mbresëlënës i Sadio Manes ndaj golit të Curtis Jones në derbin e qytetit kundër Evertonit, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, ishte njëri ndër momentet që mori më së shumti vëmendje në ndeshjen e së hënës.

Mesfushori 18-vjeçar, i lindur në Liverpool, e shënoi një gol të bukur nga largësia në ndeshjen e mbrëmshme kundër Evertonit. Përderisa Anfieldi shpërtheu në festime nga tifozët, as Sadio Mane s’mund t’i përmbante emocionet.

Me këtë fitore, Liverpooli e ka prerë biletën për fazën tjetër të FA Cup, pasi që arriti ta mposhtë me rezultat 1-0 Evertonin në rrethin e tretë të kupës.

Klopp bëri shumë ndryshime në këtë ndeshje, pothuajse gjithë formacionin, por ia doli ta mposhtë Carlo Ancelottin, edhe pse ky i fundit kishte 80% të skuadrës më të mirë në fushë


Shtuar 6.01.2020 13:35