Suedia “kokë më vete”, nuk do ketë testime para ndeshjeve

Lojtarëve dhe trajnerëve në Suedi nuk do t’ju kërkohet të bëjnë një test për COVID-19 para seancave stërvitore ose ndeshjeve, si pjesë e protokollit të propozuar të vendit për kthimin në fushë gjatë pandemisë.

Përkundrazi, ata do të duhet të plotësojnë çdo mëngjes një formë të vetëvlerësimit dhe ta dërgojnë me email te mjeku i tyre i klubit jo më vonë se dy orë para se të arrinin për stërvitje, ose para se të arrinin në një stadium për një ndeshje.

Mjeku më pas do të vlerësojë nëse lojtarët dhe trajnerët janë të shëndetshëm për të marrë pjesë.

Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse kanë simptoma.

Protokollet e kthimit në fushë për stërvitje dhe ndeshje profesioniste, të cilat u publikuan nga Liga Suedeze, janë paraqitur pranë Autoritetit të Shëndetit Publik të vendit.

Autoriteti pritet të vendosë këtë javë nëse dy ligat më të mira suedeze mund të fillojnë muajin tjetër.

Ata shpresojnë të fillojnë ndeshjet më 14 qershor, më shumë se dy muaj pas datës fillestare të planifikuar.

Kujtojmë se Suedia është një nga vendet e rralla që mori masa jo shumë të ashpra kundrejt mbrojtjes nga COVID-19.


Shtuar 13.05.2020 08:29