Solskjaer i “fiksuar” pas Chiesas, e do te United

Jo vetëm Juventusi e Interit, pasi për të marrë shërbimet e Federico Chiesas është në garë edhe Manchester United.

Sëfundmi “Djajtë e Kuq” me kërkesë të trajnerit të tyre Ole Gunnar Solskjaer kanë nisur kontaktet me Fiorentinën për Chiesan. Disa vëzhgues të dërguar nga trajneri norvegjez ishin në Artemio Franchi në sfidën mes Fiorentinës dhe Milanit për ta parë nga afër futbollistin e talentuar të kombëtares italiane.

Për momentin Chiesa vlerësohet rreth 70 milionë euro nga klubi vjollcë.


Shtuar 29.02.2020 17:51