Real Madrid janë të vendosur të largojnë nga skuadra Gareth Bale, por duket një mision i pamundur shkaku i pagës së tij të madhe.
Ylli i Uellsit zbuloi këtë javë se ai do të dëshironte të kthehej në Premierligë.
Të lidhura
None found
Por, Los Blancos do ta kenë të vështirë të largojnë atë nga skuadra, shkaku i pagës së madhe të tij, gati 20 milionë euro në sezon.
Real Madrid e ka të vështirë të gjejë një skuadër që do t’ia paguante Bale pagën e tij, edhe pse lojtari nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane.
Gareth Bale ka kontratë me Real Madridin edhe dy vite.
