Presidenti i ri i Romës optimist: Koha ta fitojmë titullin dhe Ligën e Kampionëve

Klubi i Romës më në fund është shitur.

Pas shumë muajsh negociata mes ish-pronarëve të klubit romak dhe pronarëve të rinj, më në fund ka pasur një dakordësi për shitjen e klubit legjendar italian.

Presidenti i ri i klubit do të jetë Daniel Friedkin, një miliarder amerikan.

Ish-presidenti James Pallota kërkonte prej muajsh që të shiste klubin, pasi gjërat nuk i kishin shkuar ashtu siç i mendonte në fillim.Edhe pse Roma nuk ka më lavdinë e dikurshme presidenti i ri Friedkin beson se është një investim i zgjuar dhe fitimprurës për të ardhmen.

Mësohet se Friedkin ka marrë menjëherë përsipër pjesën më të madhe të aksioneve dhe që në muajin janar, pritet të investojë tek ekipi kryeqytetas.

Kjo është deklarata e parë e Friedkin:

“Kam trashëguar nga James Pallotta një klub te shkëlqyer futbolli, ai nuk ka patur fat pavarësisht përkushtimit dhe pasionit të madh që ka. Shpresoj të ndihmohemi nga fati”.

“Tifozët Giallorossi janë të mrekullueshëm, ata ia kushtojnë zemrën skuadrës, shpresojmë t’i shlyejmë ato në kohën më të shkurtër të mundshme. Për 19 vjet qyteti ka agjëruar për tituj të ligës, unë dua që Roma të jetë në gjendje të gëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Unë dua të fitoj jo vetëm në Itali. Skuadra Giallorossi kurrë nuk ka fituar një Ligë të Kampionëve, edhe pse ata i janë afruar asaj, tani ka ardhur koha ta fitojnë atë dhe ta regjistrojnë emrin e tyre në Evropë. Unë kërkoj të vazhdoj të ndjekë ekipin masivisht, të mos humbasë inkurajimin e tyre, kënaqësitë do të vijnë”.

“Jam shumë i lumtur që erdha në Romë”.

“Unë nuk dua të mashtroj fansat, por unë jam i animuar nga planet e mëdha: per nje periudhe sa me të shkurtër të mundshme do t’u japim tifozëve Giallorossi skudeton e katërt që ata kanë ëndërruar që nga viti 2001”.


Shtuar 1.01.2020 08:06