Pirlo flet para derbit Inter-Milan

Mesfushori legjendar italian Andrea Pirlo, ka folur para derbit të madh Inter–Milan që luhet ditën e diel, duke i dhënë kështu mendimet e tij lidhur me të dyja skuadrat.

Në intervistën e dhënë Gazetta dello Sport, italiani u ndal te forma e Milanit. Ai u shpreh se “Rossonerët” dallojnë shumë nga vitet e mëparshme, kur ai ishte pjesë e tyre.

Pirlo refuzoi të analizonte në detaje, por tha se kapacitetet financiare nuk janë të njëjta me vitet e kaluara.

“Boban dhe Maldini po bëjnë më të mirën e tyre, marrë parasysh këtu se kapacitetet finaciare nuk janë të njëjtat me vitet e kaluara. E njëjta shkon edhe për Piolin. Unë e admiroj atë si person”, deklaroi 40-vjeçari.

Ish-reprezentuesi i Italisë ngriti një paralele interesante në mes të Milanit dhe Interit, duke u bazuar në lojtarët që momentalisht kanë.

‘Bennancer është një talent i vërtetë, por Brozoviç është më lart për shkak të eksperiencës më të madhe .Theo Hernandez është më i mirë se cilido mbrojtës i Interit. Calhanoglu është lojtar i madh por është ende i papërcaktuar në fushën e lojës, ai ende nuk e ka gjetur një pozicion’, përfundoi ish-futbollisti.

Sipas lojtarit Milanit po i mungojnë ende figurat e vjetra dhe dyshon se do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Pirlo luajti për 10 vite me kuqezinjtë duke fituar gjithçka me këta të fundit, përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve në vitit 2007.


Shtuar 7.02.2020 17:37