Pioli drejt largimit, Milan arrin marrëveshjen me trajnerin e ri (FOTO LAJM)

Që nga shkarkimi i tij në fillim të sezonit nga drejtimi i Valencias për shkak të marrëdhënieve të tij të këqija me drejtuesit e klubit, Marcelino Garcia Toral është kërkuar nga shumë skuadra të ndryshme në të gjithë Evropën.

Toral ishte kandidati kryesorë për marrjen e drejtimit të Olympique Lyonnais dhe AS Monaco, por në fund marrëveshja nuk u arrit.

Mirëpo sipas “Mundo Deportivos” tekniku spanjoll në fund të këtij sezoni do të marrë drejtimin e skuadrës së Milanit.

Media iberike raporton se ka patur një takim mes Paolo Maldinit dhe Toral. Legjenda e kuqezinjve që tashmë mban rolin e drejtorit teknik i ka prezantuar spanjollit projektin që ka për sezonin e ardhshëm. Palët kanë rënë dakord dhe kanë firmosur një kontratë paraprake. Me shumë mundësi në fund të sezonit në qoftë se Pioli nuk kualifikohet në Champions League pritet që gjithçka të bëhet zyrtare.


Shtuar 12.02.2020 16:45