Pas Sassuolos, është Parma skuadra e radhës që konfirmon rikthimin në stërvitje

Në Itali numërohet edhe skuadra e katërt që ka konifrmuar rikthimin në qendrën stërvitore, pasi regjioni Emilia-Romagna dha leje për një gjë të tillë.

Mbrëmë, Parma kishin njoftuar se nuk do të kthehen në stërvitje pa rënë dakord edhe qeveria, por duket se pas vendimit të SPAL, Sassuolo e Bologna, edhe Parma ka konfirmuar se javën tjetër fillojnë stërvitjet.

Njësoj si skuadrat tjera, edhe te lojtarët e Parma do të aplikohen vetëm stërvitjet individuale.

Përveç regjionit Emilia-Romagna, në Itali tashmë edhe regjionet si Lazio e Campania kanë dhënë leje për stërvitje.

Napoli është skuadra e radhës që pritet të konfirmojë rikthimin në stërvitje.


Shtuar 2.05.2020 20:42