Pas Pedros, Roma tenton të transferojë yllin e Man.United

Mesfushori i Manchester United, Fred, karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.

Calciomercato raporton se mesfushori brazilian është subjekt interesimi i Romës.

‘Giallorosët’ dëshirojnë të sjellin brazilianin në huazim, me opsionin për ta blerë, me trajnerin Paulo Fonesca që po shikon të përforcojë skuadrën e tij para fillimit të sezonit të ri.

Fred ka edhe tre vite kontratë me Manchester United, por ardhja e Donny van de Beek, mund të bëjë që ai të humbas minutat te skuadra e Ole Gunnar Solskjaer.

Manchester United dhe Roma janë në bisedime edhe për mbrojtësin Chris Smalling.


Shtuar 2.09.2020 16:01