Pas largimit të Jonuz, Vllaznia ia beson stolin një shkodrani

Vllaznia emëron trajnerin e ri pas largimit të Mirsat Jonuz. Klubi shkodran ia ka besuar drejtimin e skuadrës një emri të njohur në ambientin kuqeblu, pikërisht shkodranit Hysen Dedja.

59-vjeçari do të nisë menjëherë nga puna për të kthyer entuziazmin në ekip pas humbjes së thellë 5-2 në fushën e Laçit. Objektivi i tij për pjesën e mbetur të sezonit është shmangia e play out-it, pasi Vllaznia renditet në vendin e 7-të, me pikë të barabarta me Partizanin (38), por me golaverazh më të mirë. Në përfundim të sezonit, në varësi të rezultateve, do të diskutohet për vazhdimësinë.

Kjo do të jetë përvoja e katërt e Dedjes në krye të Vllaznisë, pasi e ka drejtuar në tri periudha të ndryshme (1996-1998, 2002-2003 dhe 2005-2006).


Shtuar 9.06.2020 10:10