Pas Juventus – Milan, shtyhet një tjetër ndeshje e rëndësishme në Itali

Pasi u mor vendimi dje për shtyerjen e gjysëmfinales së Kupës së Italisë, mes Juventusit e Milanit, krerët e futbollit italian kanë vendosur shtyerjen edhe të ndeshjes Napoli-Interi.

Në mbledhjen e mbajtur sot në mëngjes, u vendos që ndeshja që pritej të luhej nesër të shtyhej për një datë të pacaktuar për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Madje, mund të ketë pezullim të futbollit italian në javët në vijim, vendim që mbetet në shqyrtim në 48 orët e ardhshme


Shtuar 4.03.2020 09:42