Nuk ndalet Tare, pas Muriqit nis bisedimet për blerjen e Marash Kumbullës

Igli Tare se ka në plan të ndalet me blerje te Lazio. Drejtori i Lazios sot do të zyrtarizojë blerjen e Vedat Muriqit. Ardhja e një shqipe te Lazio mund të mos jetë e vetmja.

Tare ka nisur menjëherë bisedimet me Veronën për blerjen e shqiptarit, Marash Kumbulla. 20 milionë euro plus kartoni i André Andersonit është oferta që ka Tare në tavolinë.

Verona po kërkon më shumë para, por që Tare thuhet se është i vendosur për këtë blerje dhe pritet që të arrijë synimin e blerjes së një tjetër shqiptari.


Shtuar 14.09.2020 12:05