Neuer në Serie A?

Gardiani i portës së Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane mund të “divorcohet” nga ekipi aktual pas shumë viteve.

Sic raporton “France Football”, Neuer nuk është më i kënaqur te bavarezët dhe mund të kërkojë një ekip të ri në përfundimin e sezonit.

Marrëdhënia mes tij dhe klubit është “krisur” në momentin që Bayerni transferoi portierin e Schalke 04, Nubel.

Juventusi është një nga ekipet që konsideron transferimin e gardianit në Torino në merkaton e verës. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 08:47