Neymar tallet keq me Leipzig, shpërthen festa në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

PSG mposhti gjermanët e Lajpcig me rezultatin 0-3, duke i eliminuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

Një sukses historik për kampionët e Francës, teksa nuk kanë munguar “thumbimet” menjëherë pas përfundimit të sfidës.

Ishte braziliani Nejmar që i entuziazmuar nga ky kualifikim, nuk është përmbajtur, duke postuar në “Instastory”, një foto teksa shfaqet me një gotë Red Bulli.

Një postim ironik ky, për shkak se sponsori kryesor i skuadrës gjermane është pikërisht kompania e famshme Red Bull.

Ndërkohë nuk ka munguar as festa në dhomat e zhveshjes, ku spikasin Mbape dhe Nejmar si 2 protagonistët kryesorë të kësaj feste.


Shtuar 18.08.2020 21:42