Ulen temperaturat, surprizat e motit për sot

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rwnie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 36ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rwnie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 15ºC deri në 29ºC dhe në zonat e ulëta nga 20ºC në 30ºC.


Shtuar 19.08.2020 06:03