Pasi riktheu futbollin që rinisi zyrtarisht të mërkurën me sfidën e Segunda Division Rayo Vallecano-Albacete ndërsa të enjten rifilloi edhe La Liga me derbin e Andaluzisë, Sevilla-Betis në Spanjë po mendojnë edhe për rikthimin e tifozëve në stadiume që mund të ndodhë shumë shpejt madje që në fund të këtij muaji.
Deklaratat e fundit të presidentit të ligës spanjolle të futbollit Javier Tebas ka qenë vërtet shpresëdhënëse dhe gjasat janë që tifozët të kthehen në stadiume në një kohë të shkurtër.
Të lidhura
None found
“Numri i të infektuarve po bie çdo ditë dhe qeveria po mendon rikthimin e tifozëve në stadiume. Kemi nevojë të koordinohemi me të gjitha autoritetet për ta bërë diçka të tillë të ndodhë. Për 10-15 do të takohemi me qeverinë dhe do të përpiqemi të rikthejmë tifozët”.
Natyrisht që numri i tyre do të jetë i kufizuar dhe do të ketë masa paraprake. Do ishim të lumtur të kishim edhe sa 10-15 për qind e kapaciteteve të stadiumeve”, është shprehur Tebas për mediat.
