Barcelona ofron 70 milion euro dhe një lojtar për Lautaro Martinez

Barcelona thuhet se ka ofruar 70 milionë euro dhe shërbimet e mbrojtësit Junior Firpo, i cili vlerësohet 41 milionë euro, me shpresën se do të barazojë klauzolën e lëshimit prej 111 milionë euro të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

22-vjeçari argjentinas vazhdon të jetë pjesë e përditshme e raportimeve të mediave në Itali dhe Spanjë.

Forma e tij ka qenë e lartë për Interin këtë sezon dhe Barcelona po studion çdo zgjidhje të mundshme për të transferuar yllin argjentinas.

Muajin e kaluar, mediat pretenduan se Interi dhe Barcelona kishin rënë dakord të përfshijnë Junior Firpon në marrëveshje, pasi katalanasit po përpiqen të gjejnë marrëveshje të mundshme shkëmbimi.

Sipas El Mundo Deportivo, Barcelona ka vendosur vlerën e Junior Firpo në 41 milionë euro, duke shtuar edhe 70 milionë euro para të gatshme për të arritur shumën e kërkuar nga Interi.

Dje, e njëjta gazetë pretendoi se Barcelona nuk dëshiron ta humb mundësinë e transferimit të Lautaros, ndërsa Interi mund të jetë i gatshëm të pranojë para prej 90 milionë eurosh plus një lojtar për të arritur shifrën.


Shtuar 5.06.2020 08:45