Caktohet data e fillimit të Ligue One

Anglia me 8 qershor, Italia në fund të majit ose në fillim të qershorit, Spanja me 6 dhe 7 qershor, tashmë edhe Franca ka caktuar datën, 17 qershor.

Pas Serie A, Premierligës dhe La Ligës, edhe Ligue 1 pak a shumë kanë konfirmuar datën e rinisjes së sezonit.

Ligue 1 ka njoftuar se sezoni 2019/20 është planifikuar të rinisë me 17 qershor, ashtu si Ligue 2.

Gjithashtu është konfirmuar se gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë.

Në Francë kanë mbetur edhe 10 javë për të zhvilluar kurse PSG 11 ndeshje, sepse ka një më pak.


Shtuar 20.04.2020 17:50