Milani po përgatit një përforcim në mesfushë gjatë merkatos së verës

Milan gjatë kësaj vere do të tentojë prapë që të transferojë mesfushorin e Benficas, Florentino, ndoshta edhe me përfshirjen e Lucas Paquetës në marrëveshje, raportojnë mediat italiane.

Mesfushori 20 vjeçari ka një kohë që po përcillet nga Milani mirëpo Rossonerët po i ndalon klauzola prej 120 milionë eurosh që ka lojtari për tu larguar nga klubi portugez.

Mirëpo nëse ofrohet edhe kartoni i Lucas Paquetës në këtë marrëveshje Benfica mund të ndërrojë mendje dhe kështu Milani do të realizojë një goditje të rëndësishme në merkato.


Shtuar 27.04.2020 12:48