Milan-Roma, po përgatitet shkëmbimi i madh

Milani është duke insistuar për të transferuar në Milano yllin turk të Romës.

Sky Sport raporton se e vetmja mundësi mbetet shkëmbimi në formë huazimi me Suson.

Milani është duke hasur vështirësi në repartin e sulmit, nëse Ibrahimovic i ka dhënë siguri para portës, kuqezinjve i mungon kreativiteti.

Pioli e sheh Under si lojtarin e ideal për pjesën e dytë të sezonit.

Shkëmbimi me Suson duke më i mundshëm pasi ylli spanjoll ka kohë që nuk po del në lojën e tij dhe tashmë shpesh po ngroh stolin.

Të dy lojtarët duan më shumë minuta lojë dhe shkëmbimi mund t’ua plotësojë dëshirat të gjithë palëve të përfshirë – futbollistëve dhe klubeve. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 08:38